Kompania franceze e qumështit, Lactalis, ka deklaruar që më shumë se 12 milionë kuti të qumështit për foshnje janë tërhequr nga tregu në 83 vende të botës, pas shqetësimeve se mund të jenë prishur nga bakteria salmonella.
Shefi ekzektutiv i kompanisë, Lactalis, Emmanuel Besnier, ka konfirmuar për skandalin e kontaminimit për një media franceze.
Produktet janë tërhequr nga tregu prej muajit dhjetor, që kur bakteria është identifikuar në një fabrikë në veriperëndim të Francës.
Revista e përjavshme, Le Journal du Dimanche, ka thënë se 35 foshnje janë diagnostikuar me bakterien salmonella në Francë, një në Spanjë dhe një rast i mundshëm në Greqi.
Javën e kaluar, ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire, ka thënë se çdo produkt që ende ka mbetur nëpër dyqane duhet të largohet menjëherë.
Thirrja për largim vlen për produktet e kompanive, Picot, Milumel, dhe Taranis.
Bakteria salmonella mund të shkaktojë barkqitje, të vjella dhe dehidrim.
Mund të jetë shumë e rrezikshme për foshnjat.
Lactalis, është një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve të qumështit.
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë
Korenica vazhdon formën e lartë në Rumani, shënon në Kupë nd...
Shtatë policë të lënduar gjatë protestës së opozitës, pesë p...
“Ka pëlqim për çdo gocë brenda shtëpisë” – Benita shpërthen ...
Rendi i ditës për seancën konstituive, udhëhiqet nga Dehari ...