Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka njoftuar për një vendim të shtyrë nga ajo lidhur me ndalesën e regjistrimit të makinave të vjetra.
Reshitaj në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se nga muaji janar i këtij viti, makinat më të vjetra se 10 vite nuk mund të regjistrohen në Kosovë.
“Ministria e Tregtisë ka filluar hapa konkretë, ndër to edhe fuqizimi i një vendimi që është marrë, që prej janarit 2018, të mos regjistrohen makinat më të vjetra se 10 vite në Kosovë”, tha Reshitaj.
Këtë deklaratë ajo e bëri si paneliste në konferencën e gjashtë të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), që u transmetua në ‘Jeta në Kosovë’.
Në këtë emision, që këtë javë i kushtohet mbrojtjes së shëndetit publik, pjesëmarrës ishin edhe ekspertë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për këtë fushë./Gazeta Blic/
Hamza takon veteranët e UÇK-së: Do t’i rrisim për 50% pensio...
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...