Gjigantët spanjollë, Real Madrid, kanë zënë vendin e parë të listës së Forbes për klubet më të vlefshme sportive për të tretin vit radhazi.
Fituesit e dhjetëfishtë të Ligës së Kampionëve kryesojnë këtë listë me vlerën prej 3.26 miliardë dollarësh, para franshizës të NFL-së, Dallas Cowboys dhe New York Yankees të MLB-së, të cilat vlerësohen me nga 3.2 miliardë dollarë secili.
Manchester United mbetet klubi më i vlefshëm anglez, ani pse ka rënë nga vendi i katërt që ishte më 2014 në vendin e pestë këtë vit me vlerën prej 3.1 miliardë dollarësh.
Manchester City, siç transmeton Koha.net, që ka vlerën e 1.39 miliard dollarëve, janë të 29-it në listën e përgjithshme, Chelsea me 1.37 miliard dollarë në vendin e 31-të ndërsa Arsenali në vendin e 36-të me 1.31 miliard dollarë.
Fituesit e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, Barcelona, që kanë zënë vendin e katërt në këtë listë me vlerë prej 3.16 miliardë dollarësh, janë klubi i fundit që përmbyll top-pesëshen.
Ndërkaq, sportet amerikane dominojnë pesëshen tjetër të top-dhjetëshes.
Los Angeles Lakers dhe New York Knicks të NBA-së, New England Patriots dhe Washington Redskins të NFL-së dhe klubi i bejsbollit Los Angeles Dodgers janë klubet që përmbyllin top-dhjetëshen e listës së klubeve më të vlefshme sportive të përpiluar nga revista Forbes.
Ferrari, me 1.35 miliard dollarë vlerë, radhitet e 32-ta dhe është përfaqësuesi i vetëm evropian jo-futbollist në listë.
Revista biznesore amerikane ka vlerësuar klubet e ligave më të mëdha sportive që nga viti 1998.
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona