Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, e ka cilësuar të dinjitetshme pagën e rritur prej 2950 euro të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në emision deputetja ka thënë se e vetmja mënyrë që zyrtarët të mos korruptohen është që ata të kenë një pagë të dinjitetshme, derisa pagën e rritur Kadrijaj e ka arsyetuar me punët e shumta që po kryen shefi i saj.
“Edhe Haradinaj ka thënë se nuk mburret për numrin e madh, por pagën do ta arsyetojnë me punën që e bëjnë. Secili sektor ka punë, mund të ndahen punët sepse Kosova ka punë shumë. Ka disa zyrtarë që lartë që kanë 4-5 vende pune dhe nuk kanë performancë të mirë”, është arsyetuar Kadrijaj.
Ajo ka thënë se ngritja 100 për qind e pagave nuk mund të bëhet për sektoret tjera publike dhe për këtë i mori si shembull mjekët.
“Në fund të fundit kemi një kryeministër, mjek ka shumë. Nëse duhen të rriten pagat, atëherë duhet të rriten pagat e mjekëve, arsimtarëve. Duhet të rriten edhe pensionet. Nuk është në rregull që një kryeministër kushdo që vjen pas Haradinajt të ketë pagë të ulët. Është barazuar me vendet e rajonit. Nëse do të kryeni punë, që të mos korruptohesh, më mirë është të kesh një pagë të dinjitetshme. Duhet të kemi një pagë të dinjitetshme që të mos korruptohen”, ka thënë veç të tjerash Kadrijaj./Koha.net/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...