Kukësi ende nuk e ka vendosur se kush do të jetë pasuesi i Mlladen Milinkoviç në stol, ndërkohë që vendimi nga presidenti Safet Gjici pritet të merret shumë shpejt, pasi skuadra në fillim të janarit niset drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore.
Gjatë këtyre ditëve duhet punuar edhe për merkaton dhe trajneri i ri do të ketë rolin e tij në këtë gjë. Ndërkohë që tashmë në skenë ka dalë një tjetër emër.
“Sport Ekspres” raporton se presidenti Gjici pëlqen Ardian Koznikun, gjakovarin që ka luajtur me Kroacinë dhe ka pasur një karrierë të pasur si futbollist, ndërsa si trajner ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës.
Në Shqipëri emri i tij më parë është lakuar te Bylisi dhe mes palëve ka pasur bisedime, por vetëm kaq, pasi marrëveshja nuk është arritur. Tashmë Kozniku është nja kandidat për stolin e Kukësit. /Sport Ekspres/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur