Në lagjen e Beogradit Bezhania sot në mesditë ka ndodhur një shpërthim në një makinë, ku si pasojë humbi jetën një person.
Nga Ministria e Brendshme e Serbisë është konfirmuar se shpërthimi ndodhi në automjetin në rrugën “Milano Vujaklija” dhe se hetimet e policisë janë në vijim.
Nada Macura, nga ambulanca e Beogradit, tha për AA se kanë marrë informacion se ka pasur një shpërthim në një automjet rreth orës 12:00 në këndin e rrugës “Milan Vujaklija” dhe rrugës së “Greqisë” dhe se jetën ka humbur një mashkull.
“Ekipi i emergjencës, i cili erdhi në vendin e ngjarjes, vetëm konstatoi vdekjen. Deri tani nuk kemi asnjë informacion nëse kishte njerëz tjerë të lënduar”, tha mjekja Macura.
Mediat e Beogradit raportojnë se është vrarë pronari i “Kabare Rose”, Dragan Jelinoviq-Jelke, 58 vjeçar kur ndodhi shpërthimi në makinën e tij Audi A8.
Jelinoviq zotëron disa dyqane në Beograd, duke përfshirë edhe klubin “Kabare Rose”, ndërsa kundër tij ishte ngritur kallëzim penale për vepra të ndryshme.
Gjini: Ulja e pragut të TVSH-së për zejtarët, ndër vendimet ...
Komandanti i KFOR-it takon ministrin e Jashtëm të Shqipërisë...
Dy shoferë motoçikletash gjobiten për shkelje të rënda në tr...
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...