Një grua është kidnapuar nga një burrë i cili ishte prezantuar rrejshëm si shoferi i një veture, të cilën ajo e kishte telefonuar për t’i kryer disa shërbime taksie.
Por, kjo ngjarje nuk i shpëtoi kamerave të sigurisë që filmuan momentin rrëqethës, kur nëna e dy fëmijëve kidnapohet nga një burrë i cili fillimisht i afrohet me një fletë dhe laps në dorë, kinse është nga një kompani që merret me transportimin e gjësendeve, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment ai e fut me dhunë në veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur para një fabrike në Kampung Jaëa në Malajzi.
Fatmirësisht ajo është gjetur disa orë më vonë nga policia, pasi disa kolegë të saj që po qëndronin para fabrikës kishin marrë numrat e targave të veturës që gjendeshin dy burra. /Telegrafi/
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve