Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo, e ka quar në ‘qiell’ Cristiano Ronaldo, me deklaratën e tij për yllin portugez.
Ronaldo shkëlqeu në fitoren e ‘los blancos’ duke shënuar dy gola, në fitoren prej 5 me 0.
Marcelo ka thënë se Ronaldo nuk mund të krahasohet me asnjë lojtarë tjetër.
“Unë jam tifoz i Ronaldos, kjo dihet”.
“Cristiano dhe Messi janë të ndryshëm. Secili prej tyre kanë historinë dhe meritat e veta. Ne jemi të privilegjuar që po jetojmë në epokën e tyre”.
“Për mua, Cristiano është lojtari më i mirë në botë. Unë nuk e kam parë Pelen ose Maradonan live, por ajo që di është se askush nuk mund të krahasohet me Ronaldon”.
“Ne jemi të kënaqur me skuadrën tonë, nëse dikush tjetër vjen, janë të mirë se ardhur, por unë jam i ngazëllyer me atë se si po punojnë të rinjt tanë”.
“Të jesh te Reali do të thotë se je i pjekur edhe kur je i ri”.
“Tash po mendojmë për Kupën e Botës për klube. Pas asaj, mendojmë për El Clasicon”, u shpreh Marcelo.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...