Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Peci për humbjen e aktorit kosovar Blerim Peci, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një statusi në facebook, ka shkruar se ikja e hershme e Blerimit dëshmon se sa e brishtë është jeta.
Ky është shkrimi i tij:
“I prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të artistit Blerim Peci, u shpreh ngushellime më të dashurve të tij, miqve dhe komunitetit të artistëve.
Ikja e hershme e Blerimit, komedianit simpatik, dëshmon se sa e brishtë është jeta, ndonëse ai tërë jetën e tij e kishte përballuar dhe sfiduar atë përmes humorit të hollë!
Pusho në paqen e përjetshme, Blerim!
RH”.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...