Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në një akademi solemne me rastin e 25-vjetorit të themelimit të organizatës Caritas Kosova, tha se populli i Kosovës do t’i jetë përherë mirënjohës njerëzve të kësaj organizate, për punën e tyre të palodhshme në ditët e vështira dhe në sfidat e mëdha që ka kaluar.
Para drejtuesve të kësaj organizate, përfaqësuesve të institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe të pranishmëve të tjerë, Veseli tha se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk do të mund të arriheshin pa ndihmën e madhe e të pakursyer të miqve tanë nga të katër anët e botës.
Ai tha se një vend të nderuar në mesin e tyre e ka edhe organizata Caritas, e cila që në fillim u vendos në Kosovë për t’i qëndruar sa më pranë qytetarëve të Kosovës, në nevojat dhe hallet e jetës së tyre të përditshme.
“Gjej rastin, që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, t’i falënderoj veprimtarët e saj të këtyre 25 viteve për ndihmën e madhe që i kanë dhënë popullit të Kosovës. Ne do tu jemi përgjithmonë mirënjohës atyre. Ata janë në zemrat e sa e sa familjeve kosovare që gjetën ngrohtësi njerëzore dhe solidaritetin kristian tek Caritasi”, theksoi Veseli.
Ai shtoi se është pikërisht ky solidaritet që i dha botës heroinën më të madhe të humanizmit në botën bashkëkohore, bijën tonë, Nënë Terezën.
“Edhe sot, Caritas Kosova është partner strategjik i institucioneve shtetërore në ofrimin e shërbimeve të caktuara për kategoritë e cenueshme të shoqërisë. Prandaj, i urojmë Caritasit të Kosovës edhe shumë përvjetorë, edhe shumë suksese dhe angazhime në përmbushjen e misionit të tyre të shenjtë në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, pa dallime”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...