Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar rreth vendimit të Presidentit Trump, raporton arbresh.info
Më poshtë keni postimin e plotë të Kelmendit:
Kudsi (Jerusalemi) i takon Palestinës dhe muslimanëve
Kudsi (Jerusalemi) nuk është vetëm i Palestinës, por është i muslimanëve në mbarë botën.
Arsyeja pse ne muslimanët e dojmë Kudsin (Jerusalemin) është fakti se aty ndodhet Xhamia Aksa. Kjo Xhami ka qenë kibla e muslimanëve dhe në këtë Xhami është falur Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi Alejhiselam.
Unë përsonalisht si musliman që jam përshkak të dashurisë që kam për Xhaminë Aksa, vajzën time të madhe e kam emërtuar Aksa.
Vendimi i djeshëm i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, është vendim i padrejtë dhe mund ta përkeqësoj edhe më shumë situatën në lindjen e mesme.
Se sa i padrejtë ishte vendimi i Presidentit Trump, tregojnë reagimet e shumta kundërshtuese nga shtetet islame dhe joislame, lindore dhe përëndimore.
Unë si qytetar i Kosovës, i jam mirënjohës rolit të SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por nuk pajtohem me këtë vendim të padrejtë që Jerusalemi të bëhet kryeqytet i Izraelit.
Gëzim Kelmendi
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...