Deputetët e PDK-së kanë kritikuar dje drejtuesit e Komisionit të Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi se nuk kanë ofruar asgjë të re rreth Demarkacionit përderisa ata të AAK-së kanë kërkuar që Komisioni të mos ngutet me punën e tij. Analistët vlerësojnë se kjo është përçarja e parë e partnerëve të koalicionit qeverisës.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila ka mbetur pa zgjidhje tash e dy vjet, gjatë ditës së djeshme “përçau” partnerët e koalicionit qeverisës. Përderisa Komisioni i Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi (i caktuar nga kryeministri Haradinaj) raportoi para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, deputetët e partive politike që janë pjesë e koalicionit shfaqën mendime kontroverse lidhur me të gjeturat e deridjeshme, shkruan sot Zëri.
Gjersa deputetët e AAK-së u bënë thirrje anëtarëve të Komisionit që të mos nguten, por ta bëjnë punën sa më mirë dhe të sjellë fakte, ata të PDK-së konsideruan se gjatë ditës së djeshme Komisioni nuk ka ofruar asnjë të re rreth Demarkacionit.
Përkundrazi, sipas tyre, ky Komision në raportimin e djeshëm është marrë vetëm me punët e ish-komisionit paraprak, të drejtuar nga Murat Meha.
Pavarësisht tyre, përfaqësues të partnerit tjetër të koalicionit, Nisma për Kosovën, konsideruan se Komisioni gjendet para një presioni të madh për finalizimin e raportit.
Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në të tilla çështje duhet të ofrohen fakte e jo të bëhen deklarata politike. Ata me këtë rast nuk kanë përjashtuar mundësinë që Demarkacioni të bëhet shkas për t’u përçarë përfundimisht ky koalicion.
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...