Lideri i Hesbollah të Libanit ka akuzuar Arabinë Saudite që i ka deklaruar luftë vendit të tij, disa ditë pasi kryeministri i Libanit, Saad al-Hariri lajmëroi dorëheqjen e tij në kryeqytetin saudit.
Hassan Nasrallah ka thënë që Arabia Saudite ishte duke e mbajtur Hariri kundër vullnetit të tij.
Ai gjithashtu ka akuzuar sauditët që kanë nxitur Izraelin kundër Libanit.
Lëvizja e fuqishme Hezbollah është aleate e Iranit, të cilët kanë shkëmbyer akuza me Arabinë Saudite për nxitjen e tensioneve në Liban dhe regjion.
Ndërkohe Hariri ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve të paspecifikuara për jetën e tij. Ai gjithashtu sulmoi lëvizjen Hezbollah dhe Iranin.
Megjithatë, presidenti libanez Michel Aoun dhe politikanë të tjerë kanë kërkuar kthimin e tij, pasi dyshojnë që është duke u mbajtur nga sauditët në arrest shtëpiak dhe është i detyruar të veproj sipas kërkesave të tyre.
Aoun nuk e ka pranuar dorëheqjen e Hariri, ndërsa ky i fundit ende nuk ka dhënë ndonjë koment që nga deklarata për dorëheqje. /klankosova
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...