Kandidati për kryetar të Ferizajt, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muharrem Svarqa, ka theksuar se kundër kandidati i tij, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Agim Aliu, i ka hyrë garës për të parin e Komunës, sepse sipas tij, këtë e kanë kërkuar shefat e partisë së tij.
Svarqa në emisionin “Duel D”, ka thënë se Aliu duhet që t’i thurë elozhe dhe t’ia bëjë qejfin shefave të tij, derisa këtë gjë nuk e bënë me dëshirën e tij.
“Komuna e Ferizajt ka qenë e rreshtuar në anën e progresit dhe PDK nuk shquhet për progres. Derisa disa atribute që thuhen për kundërkandidatin se është burri i mirë ose tjera, nuk janë të elemente të mjaftueshme për ta drejtuar komunën tonë”, ka shtuar Svarqa.
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...