Ejani në Kosovë, në vendin e një rinie të mrekullueshme, por që ka nevojë për shpresë, në vendin, që tradicionalisht, në arsimin e vet, në kulturën e vet ka qenë i orientuar nga Franca. Fjalët e Presidentit Macron për integrimin e Ballkanit Perëndimor kanë qenë shpresëdhënëse për ne“, i ka thënë ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, Ministres për Çështje Europiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Nathalie Loiseau, në takimin e tyre në Quai d’Orsay.
Pacolli ka kërkuar shtimin e pranisë së ekonomisë franceze në sektorin minerar, energjitik, dhe në veçanti në bujqësi.
“Unë personalisht kam nxitur ardhjen e një kompanie të madhe si Candia, në prodhimin e qumshtit dhe nën-produkteve të tij“, tha ministri Pacolli, ftesë kjo, që u vlerësua nga bashkëbiseduesja e tij.
Në vazhdim, kryediplomati kosovar e njohu ministren franceze me përpjekjet pozitive të qeverisë së re, ku siç tha ai AKR pati rol zhbllokues dhe më pas me perspektivën e integrimit ndërkombëtar të Kosovës, për të cilën kërkoi ndihmën e Francës; si dhe për qasjen e Kosovës në dialogun me Serbinë.
Tutje, Pacolli tha se Franca duhet ta ndihmojë Kosovën për liberalizimin e vizave, në zgjerimin e njohjeve, ku ka patur rol kryesor, ashtu si dhe në anëtarsimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Nga ana e saj, Ministrja Loiseau, e vlerësoi krijimin e qeverisë së re të Kosovës dhe inkurajoi rol më të fortë të saj në integrimin europian, në përmbushjen e kushteve „ që ndoshta ndonjëherë janë të ashpra, si pasojë e presionit populist në opinionet tona publike“, tha Ministrja Loiseau.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...