Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 72 vota për, asnjë kundër, 3 abstenime, kanë miratuar raportin vjetor për vitin që shkoi të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, duke prezantuar këtë raport tha se për ta përfunduar këtë raport, kanë audituar 105 raporte të auditimit për 92 organizata buxhetore, 4 ndërmarrje publike, 2 projekte të donatorëve dhe 7 opinione buxhetore.Sipas tij, shkalla e zbatimit të rekomandimeve të auditorit nuk është e kënaqshme.
Ai duke u ndalur në prokurimin publik, dobësi në vlerësimin e nevojave, hyrja në kontrata pa zotime paraprake, pagesa jo në përputhje me kontratat, monitorim i dobët i kontratave, mbikëqyrje e dobët e punimeve.
Po ashtu u tha se pasuria kombëtare e Republikës së Kosovës në vlerën e asetetve arrin në prej 8.1 milard, megjithëse shumë pasuri të tjera nuk janë të regjistruara.
Megjithatë, deputeti Milaim Zeka ka kritikuar Zyren e Auditorit të Përgjithshëm, duke thënë se ka bërë auditimin e ndërmarrjeve të mbeturinave por nuk ka bërë auditim piramidës së krimit ekonomik, Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...