Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar nga Kosova reforma në administratë publike.
Duke përmendur 25 milionë euro të si ndihmë që BE i ka dhënë Kosovës përmes IPA-s, Apostolova ka deklaruar se këto mjete nuk janë kikirikë, por mjete të qytetarëve të BE-së, shkruan arbresh.info.
“Dua të them se 25 milionë nga qytetarët tanë, të nënave dhe baballarëve tanë po vijnë këtu në Kosovë si grant dhe këto nuk janë kikirikë. Ju e dini se edhe Bashkimi Evropian është në vështirësi dhe njerëzit tanë po vuajnë nga kriza ekonomike dhe financiare dhe këto para që janë vetëm një pjesë e IPA 2016, mendoj se është shumë e rëndësishme që këto të holla të përdoren në mënyrë të duhur. Reforma e administratës publike është esenciale”, është shprehur Apostolova.
Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë takimit që pati me Grupin dhe Komisionet Parlamentare të PDK-së në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1564470860284667/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...