Sot mbahet konferenca lokale TEDxPrishtina, që ka si mision promovimin e ideve që ia vlejnë të shpërndahen në Kosovë e më gjerë. Ky është edicioni i pestë me temën “Pasqyrime”.
Duke ruajtur formatin e suksesshëm të konferencës globale TED, TEDxPrishtina do të mbledhë zëra dhe emra nga disiplina të ndryshme, dhe do të krijojë një hapësirë nxitëse për prezantimin e ideve dhe përvojave të tyre.
Disa nga folësit e këtij edicioni janë Soparanoja me fame botërore Inva Mula, kryetari i Tiranës Erion Veliaj, Kreshnik Hoti, Arineta Mula, Rron Gjinovci, Visar Ramajli, Stefan Van Dijk, Zake Prelvukaj, Fatmir Zymberi, Arlinda Causholli dhe Buna Perteshoni.
Konferenca është e ndarë në 3 seanca, do të fillojë nga ora 12:00 dhe përfundojë në orën 18:00.
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje