Mbrëmë, Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me kolegë të tij vizituan basketbollistet e klubit “KB Prishtina” gjatë stërvitjeve të tyre, si dhe futbollistët e klubit të futsallit “FC Prishtina Futsal”.
Për mandatin e radhës, një nga prioritet tona është shtimi i terreneve sportive, terrene këto që do t’iu shërbenin të gjitha klubeve për aktivitetet e tyre.
Angazhimi jonë është drejt rikthimit të Pallatit të Rinisë nën pronësinë e Komunës, ku më pas do të mund të investonim në të dhe të krijonim kushte shumë më të favorshme për klubet sportive.
Përgjatë këtyre vizitave, Ahmetit iu dhurua një dres i KB Prishtinës, si dhe një orë muri me logo të klubit të futsallit Prishtina. “Ta bëmë këtë dhuratë, se po punon si sahat”, thanë drejtuesit e klubit të futsallit.

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...