Gjermani që jetonte në kushte të rënda është bërë me banesë të re. Ai jeton në Ferizaj dhe është i martuar me një grua shqiptare, me të cilën ka një djalë.
Një ditë më parë u raportua se gjermani Kargus Karlhenz (Heinz), i cili kishte luftuar vullnetarisht në UÇK ishte në gjendje të rëndë. Ndërsa, sot Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e ka bërë me banesë të re, shkruan albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar kjo shoqatë në rrjetet sociale. Banesa ka kushtuar 25 mijë euro, si dhe mobilimi i saj. Ai ka krijuar familje në Kosovë, ku bashkëshorten e ka shqiptare, si dhe kanë një djalë.
“Sot, ditë e premte. Këtë ditë do ta mban në mendje gjithmonë Hansi dhe familja e tij sepse sot ju dhurua një banesë e re. Është gjerman dhe në vitin 1998 vjen për ta ndihmuar popullatën tonë dhe t’i bashkohet Ushtrisë sonë Çlirimtare. Nga ajo kohë Hansi nuk ka shkuar më në Gjermani, ka bashkëshorten dhe një djalë 13-vjeçar, punon në FSK në Ferizaj.
Sot u befasua nga ne kur ja dhamë lajmin se do t’i dhurohet një banesë e cila është 66 metra katrorë në Fushë Kosovë. Banesa ka kushtuar 25 mijë euro plus mobilimi i saj. Listën me emrat e donatorëve do ta publikojmë të hënën ndërsa videon pak më vonë”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...