Këngëtarja Aida Doçi pritet të arrijë shumë shpejt një sukses të radhës në karrierë të saj.
Ajo ka kohë që është kontaktuar nga një aktor i njohur turk.
Bëhet fjalë për Oktay Kaynarca, ui cili ka paralajmëruar bashkëpunimin me yllin kosovar.
Aida njihet si këngëtare e “coverëve” live që i performon në rrjetin social YouTube.
Në këto këngë ajo ka qindra mijëra shikime.
Bukuroshja njihet si talente e madhe e muzikës e cila me vokalin e saj ka kontribuar në shumë studio muzikore.
E njohur u bë në X Factor, teksa tash po vjen edhe me këngë individuale.
Aida ka realizuar projekte që janë kryesisht të zhanrit të lehtë të baladave.
Por, ato janë mjaft të pëlqyera nga publiku.
Tash, ajo duket se do të nisë një aventurë të re në karrierën e saj në tregun muzikor turk dhe aktori i njohur do të ketë ndikim të madh në këtë sfidë të re për këngëtaren.
Aida Doçi pos performancave dhe vokalit, njihet edhe për linjat trupore mjaft atraktive.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës