Edhe pse nuk ka ende asgjë konkrete, janë mediat sllovene që sot shkruajnë se Srecko Katanec mund të emërohet trajner i Kosovës.
Ishte Gazeta Olle që javë më parë shkroi për mundësinë që trajneri i tanishëm i Sllovenisë të zëvendësojë Albert Bunjakun, i cili do të largohet pas ndeshjeve të tetorit.
“Katanec kandidat për trajner…Nuk mund ta besoni se cilën Kombëtare mund ta drejtojë ai”, është titulli i ekipa.si, raporton “GazetaOlle.com”.Problemi qëndron se Katanec momentalisht është duke drejtuar Slloveninë, dhe ka gjasa të kualifikohet në Kampionatin Botëror.
Nëse kjo nuk ndodh, dhe ai largohet, atëherë mund të nis bisedimet me Federatën e Futbollit e Kosovës.
Një tjetër konkluzë të cilën e përmend edhe ekipa.si, është ajo se Fadil Vokrri dhe Katanec kanë qenë bashkëlojtar tek Partizani i Beogradit.

Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj