Gjykata e Lartë në Britani ka vendosur se pasuria në vlerë 2.75 milionë funte (3.12 milionë euro) e një malazezit nga Kardifi do t’i shpërndahet fëmijëve në nevojë në Kosovë.
Veljko Aleksiq, vdiq në vitin 2014, në moshën 91-vjeçare, por testamenti i tij i shkruar me dorë dy vite më parë ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore dhe njolla, shkruan BBC.
Miqtë, organizatat e bamirësisë, autoritetet e kishës dhe dokumentet e analizave të forenzikes janë përdorur për të interpretuar se çfarë kishte dashur të thoshte ai në testament.
Gjykatësi Paul Matthews ka thënë se anglishtja e keqe nganjëherë mund ta prodhojë një testament të mirë.
Aleksiq lindi në Mal të Zi në vitin 1923, dhe kishte nisur punën në minierë sapo kishte mbërritur në Britani të Madhe menjëherë pas luftës së Dytë Botërore.
Ai ishte njëri prej shtatë fëmijëve. Por, vetëm një vëlla i kishte mbijetuar por edhe ai ka vdekur pa lënë asnjë fëmijë të vetin.
Gjatë 70 viteve në Britani, ai ka pasur në pronësi shtëpi në Kardif, në lindje të Londrës dhe në Mal të Zi, si dhe një portofol me aksione dhe bonde.
Edhe pse Aleksiq ishte qytetar britanik, ai kurrë nuk kishte arritur ta mësonte mirë anglishten.
Miku i tij i ngushtë Stanka Brenben, po ashtu nga Kardifi, ishte i vendosur që dëshirat e tij të plotësoheshin.
Pas dëgjimit të dëshmive, gjykatësi Matthews vendosi që shumica e pasurisë së Aleksiqit duhet t’i shkojë Kishës Ortodokse Serbe në Londër.
Po ashtu, ai vendosi se paratë duhet të shpenzohen për njerëzit në nevojë, veçanërisht fëmijët në Kosovë.
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari