Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Kryetarin e delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në luftën e fundit, Ibrahim Makollin.
Kryeministri i Kosovës u interesua që nga Makolli të marrë të dhënat e fundit se si qëndron çështja e rrjedhës së këtyre bisedimeve dhe çfarë duhet të bëhet me urgjencë që kjo çështje e dhimbshme për shoqërinë kosovare të marrë epilog.
Makolli pasi e uroi Kryeministrin për detyrën, theksoi hapat që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës që ky aspekt, i rëndë për shoqërinë kosovare, të marrë vëmendjen e duhur të Qeverisë duke bashkërenduar veprimet e të gjithë mekanizmave qeveritarë dhe të sektorit civil.
Makolli theksoi nevojën imediate që anëtari i UNMIK-ut në këtë trupë qeveritare të ndërrohet, duke e zëvendësuar me ndonjë përfaqësues të BE-së, p.sh. duke kërkuar zgjidhje të shpejtë të problemeve që kanë mbetur pezull, siç është caktimi i një zyrtari për sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, çështja e 300 mbetjeve mortore në morgun e QKUK-së, si dhe rishqyrtimin e disa rivarrimeve të viteve të pasluftës në përputhje me ADN-të, por edhe gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për ruajtjen e rrobave dhe gjësendeve tjera të të vrarëve në luftë, të cilët janë rivarrosur.
Kryeministri Haradinaj u zotua që për një javë t’u jepet zgjidhje këtyre aspekteve, në bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira në këtë proces.
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...