Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Listën përfundimtare të votuesve, por pavarësisht kësaj, anëtarët e KQZ-së kanë shprehur shqetësime serioze lidhur me përmbajtjen e listës, raporton arbresh.info.
Sipas tij politikat e KQZ për regjistrin civil duhet të jenë të harmonizuara me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Probleme të theksuara me listën veçmas me adresat e tyre. Krejt këto kanë implikime në pjesëmarrje më të ulët, vota të shumta me kusht, emrat e personave të vdekur,” shprehet Adnan Rrustemi, anëtar nga radhët e LVV.
Anëtari nga PDK, Betim Gjoshi, thotë se vazhdojnë problemet në hartimin e listës së votuesve.
“ Mungon kampanja për edukim të votuesve se si me ndërru vendvotimin. Vazhdojmë të kemi problem me adresat. Ka fillu me u degradu dhe po kemi problem me i aloku se ku të votojnë,” është shprehur Gjoshi.
Ata kanë kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë uebfaqen e KQZ-së për t’u informuar se ku do të votojnë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...