Koreja Veriore është e gatshme të nisë një raketë balistike ndërkontinentale, e cila mund të arrijë të godasë SHBA-të dhe Britaninë, pretendon ushtria japoneze.
Sipas burimeve të ushtrimeve japoneze, Kim Jong-un ka filluar lëvizjen e raketa duke i pozicionuar ato, transmeton portali arbresh.info
Burimet thonë se dje është lëvizur një nga ato raketa, ndërsa sot në mëngjes një tjetër. Ata kanë theksuar, se sipas madhësisë ato janë raketa balistike Hëasong-14 të klasës ICBM, që mund të godasin në distancë prej më shumë se 10 mijë kilometrave.
Britania e Madhe është pothuajse 5,400 milje nga Koreja e Veriut, ndërsa SHBA është pak më shumë se 3,500 milje larg.
Japonica e cila është kërcëuar me një sulm bërthamor nga shteti komunist, ka theksuar se raktet kanë filluar të lëvizin që në ditën e djeshme.
Hëasong-14 është testuar nga Korenë e Veriut më 4 korrik 2017, për të cilin thuhet se ‘ishte shumë më i suksesshëm sesa pritej’.
Regjimi i Kim Jong-un së fundmi ka kërcënuar Japoninë dhe SHBA-të, për të cilat ka thënë se do t’i kthejë në ‘pluhur dhe hi’./arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës