Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është kujdesur, që të duket gjithmonë bukur dhe fine në paraqitjet e saj televizive. Ajo ruan linja të mira trupore, ndonëse kohët e fundit duket se ka ‘devijuar’ pak nga vija e saj e trupit.
Këtë gjë e tregon edhe vet ajo përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram. Veshur në një fustan të shkurtër, ngjyrë të kuqe, këngëtarja dukej pak më e plotë se zakonisht, sidomos te pjesa e barkut.
E për këtë gjë, ajo dha një arsyetim në mbishkrimin e fotografisë, ku shkruante: “Barku! Efekti anësor i bakllavasë turke”.
Këto ditë ajo ndodhet me pushime në Turqi së bashku me mikeshën e saj, ndërsa duket se ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave tradicionale turke, ka qenë shkaktari që këngëtarja ka shtuar paksa peshë. Megjithatë, Rezarta duket joshëse dhe tërheqëse në çdo fotografi.

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...