Marrëveshja e mbrëmshme mes koalicionit PAN dhe AKR-së i hap rrugë formimit të institucioneve të Kosovës, emërimit të kryetarit të Kuvendit e më pas edhe formimit të Qeverisë.
Kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR është Ramush Haradinaj.
Haradinaj si deputet i zgjedhur në momentin që merr postin e kryeministrit ia liron vendin kandidatit që është në listë të pritjes me më së shumti vota.
Në këtë rast Haradinajn do ta zëvendësojë Nait Hasani i cili në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 9578 vota, shkruan Telegrafi.
Edhe Nisma për Kosovën do t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit dhe tri Ministri.
Nëse kryetari i saj Fatmir Limaj merr post qeveritar atëherë vendin e tij do ta zë po ashtu një kandidat nga PDK-ja. Fadil Beka në zgjedhjet e përgjithshme ka fituar 9234 vota.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116