Maqedonia dhe Shqipëria do të përballen nesër në Strumic, nga ora 20:45, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.
Maqedonia dhe Shqipëria do të sfidojnë njëra-tjetrën për herë të 10-të në histori. Sfida e së martës është më e rëndësishmja mes tyre pasi në këtë duel luhet për vendin e tretë në Grupin G, kualifikues të Botërorit “Rusi 2018”.
Që nga viti 1994 e deri më tani, Maqedonia dhe Shqipëria janë përballur nëntë herë mes veti. Bilanci flet në favor të maqedonasve, por kuqezinjtë do të përpiqen të ndryshojnë këtë trend negativ.
Nga këto nëntë përballje, Maqedonia ka 4 fitore, kurse Shqipëria ka triumfuar vetëm dy here. Ndërsa, tri herë ndeshjen kanë përfunduar pa fitues, shkruan Express.
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...
Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët...
Sulmet e reja amerikane, reagon ushtria iraniane: Do të kenë...
Presidenti Begaj takon Papa Leone XIV, e fton për vizitë në ...