Rooney: Do të jemi sfidues për titull

21:16 | 27 Qershor 2015
M. A.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney është i bindur se skuadra e tij në sezonin e ardhshëm do të shkojë larg, madje sipas tij, “Djajtë e Kuq” do të jenë skuadër sfiduese në garën për titull të kampionit në Premier League.

Manchester United në dy sezonet e fundit ka qenë në një fazë tranzitore duke mbetur jashtë garës për titull të kampionit.

“Unë sinqerisht besoj se ne do të shkojmë larg vitin e ardhshëm dhe do të jem sfiduese për ligë”, ka thënë Rooney.

“Nëse ju shikoni 10-11 ndeshjet e para, ne kishim vetëm 13 pikë, dhe në qoftë se ju shikoni ku ne e mbaruam sezonin, kjo tregon se ne kemi mundur të jemi lartë sikur të kishim një fillim të mirë. Një klub si Manchester United duhet të fitoj trofe dhe shpresojmë se sezonin e ardhshëm ne mund të fitojmë trofe”, ka theksuar Rooney.

Shpërndaje në rrjete sociale