Deputetët minoritarë në Kuvendin e Kosovës thonë se nëse koalicioni PAN nuk do të arrijë ta formojë Qeverinë, atëherë votën e tyre mund t’ia garantojnë një koalicioni të mundshëm mes “Vetëvendosjes” dhe LAA-së.
Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, thotë se mund ta përkrahë koalicionin e mundshëm mes “Vetëvendosjes” dhe LAA-së, por me kushte të njëjta si për koalicionin PAN.
Koalicioni PAN për disa herë me radhë ka dështuar ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit në mungesë të votave të nevojshme të deputetëve.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kandidat i PAN-it për kryeparlamentar, ka deklaruar në seancën e javës së kaluar të Kuvendit se nëse Albin Kurti arrin t’i sigurojë 61 vota të deputetëve, ai e ka përkrahjen e plotë që t’i formojë institucionet, shkruan tutuje “Zëri”.
Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian i kanë kërkuar më herët koalicionit PAN që t’ia japë drejtimin e një ministrie të Qeverisë së re për t’ia garantuar votën e tyre në Kuvend.
“Unë e përkrah edhe palën tjetër nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Kuvendit. Ne do t’i kemi kërkesat e njëjta sikurse që i kishim me PAN-in”, ka thënë Berisha për gazetën “Zëri”, duke shtuar se deri më tani nuk kanë pasur asnjë ftesë nga LDK-ja dhe nga LVV-ja për të biseduar për një bashkëpunim të mundshëm.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...