Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ish-zëvendëskryetare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, ka thënë se vonesa për krijimin e institucioneve të reja u dërgon mesazhe negative investitorëve, e dëmton kredibilitetin e vendit te ndërkombëtarët, edhe ekonominë, e rritë edhe më shumë deficitin tregtar, rrezikon partneritetin me institucionet financiare ndërkombëtare, e dëmton zhvillimin e biznesit në Kosovë, si dhe thellon edhe më tutje shkallën e lartë të papunësisë.
Hadërgjonaj për ‘Epokën e Re’, ka folur për krizën financiare që ka kapluar ‘Infrakos’ dhe ‘Trainkos’ dhe ka thënë se ndërmarrjet publike duhet t’i sigurojnë pagat e të punësuarve të vetë me punën e tyre.
Megjithatë ajo ka theksuar se ndoshta me rishikim të buxhetit duhet të subvencionohen prapë këto ndërmarrje që të dalin nga kriza.
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...