Shkodran Mustafi kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Ali Bulut.
Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi ka zgjuar interesim nga Real Madrid dhe Barcelona, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Ali Bulut.
22-vjeçari iu bashkua klubit spanjoll nga Sampdoria në edicionin e kaluar dhe bëri 33 paraqitje në La Ligë.
Bulut ka bërë të ditur se paraqitjet e mira të Mustafit ka zgjuar interesim nga klubet e mëdha.
“Ka ekzistuar një interesim nga Real Madrid. Por, nuk kemi vazhduar në negociata të tjera”, deklaroi Bulut për “Bild”.
“Barcelona po ashtu e negocioi transferimin gjatë dimrit, por Mustafi ka kontratë të mirë në Valencia. Është klub i mirë dhe do të luajë në Ligën e Kampionëve. Nëse duhet të transferohet, gjithçka duhet të jetë perfekt”, u shpreh ai.
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...