Sami Kurteshi, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Gjilanit, është shprehur i bindur se do të fitojë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Kurteshi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se përveç Gjilanit, do të fitojë edhe në qytetet tjera të Kosovës.
“Vetëvendosje ka vendosur të fitojë dhe do të fitojë. Nuk ka diskutim. Ne kemi rrugën tonë të qartë dhe programin tonë. Ndryshimet nuk do të vijnë vetëm në Gjilan, por në gjithë Kosovën. Ne nuk do të ndalemi. Fitorja është e sigurt”, ka thënë Kurteshi.
Fitoren e tij Kurteshi ka thënë ta ketë parë nga reagimet e njerëzve në qytetin e Gjilanit.
“Terrenin e kemi përpara dhe dallimi mes nesh është se ne jetojmë në këtë terren dhe marrim shqetësimet nga terreni. Planet tona nuk janë ‘në hava’”, ka thënë Kurteshi
Ne nuk do të merremi me asnjë kandidat tjetër. Ne kemi vendosur të dalim në Gjilan dhe të fitojmë. E ndjejmë pulsin sepse njerëzit kanë fituar një besim të jashtëzakonshëm te Vetëvendosja.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...