Cili lojtar ka vrapuar më së shumti në javën e parë të Premierë Ligës këtë sezon?
Xhiroja e parë e ndeshjeve në ligën kryesore të Anglisë solli shumë gola, befasi dhe rezultate tronditëse, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali dhe Leicesteri filluan gjërat në një mënyrë të jashtëzakonshme, ku “Topçinjtë” fituan dramën ku u shënuan shtatë gola. Watfordi dhe Liverpooli më pas barazuan me rezultat 3 me 3 të shtunën derisa Huddersfield dhe Burleny tronditën me fitoret e siguruara.
Manchester United mposhti 4 me 0 West Hamin, ndeshje që mund të cilësohet si me performancën më bindëse gjatë vikendit. Po ashtu, kishte edhe lojtar që shfaqën paraqitje të mrekullueshme gjatë xhiros së parë të Premierë Ligës këtë sezon.
Por, i cili lojtari vrapi më së shumti gjatë ndeshjes së tyre?
Besoni apo jo, në krye të listës gjendet ylli kosovar Granit Xhaka.
Mesfushori i Arsenalit ka bërë 12.23 kilometra në fitoren e “Topçinjve” ndaj Leicester Cityt të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, ku 24-vjeçari krijoi edhe dy asistime.
Pas reprezentuesit të Zvicrës vjen Jack Cork me 12.07 kilometra, i ndjekur në vendin e tretë Abdoulay Doucoure i Watfordit me 11.09 kilometra./arbresh.info
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...