Mbi 30 familje në Gjakovë janë të pakënaqura me ndarjen e banesave sociale në këtë qytet. Sipas këtyre familjeve, Komisioni Komunal për përzgjedhje po ua mohon padrejtësisht të drejtën për banim në këto banesa.
Tridhjetë e tri familje skamnore, kryesisht të kategorive të dala nga lufta, banorë në objektet sociale në Gjakovë, nuk janë pjesë e listës të cilën këto ditë e ka nxjerrë komuna e Gjakovës, pas kërkesave të auditorit të përgjithshëm për regjistrimin e pronës komunale.
Këto familje thonë se Komisioni Komunal për përzgjedhje se kush do të qëndrojë në banesa po ua mohon padrejtësisht këtë të drejtë.
E në anën tjetër, drejtori për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Komoni, thotë se kjo është një përzgjedhje fillestare e Komisionit, përderisa inkurajon familjet e pakënaqura që në afatin prej 30 ditësh t`i paraqesin ankesat e tyre me shkrim.
Basri Komoni, drejtori i drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale
Megjithatë banorët këmbëngulin se nuk do t’i lëshojnë banesat.
Aktualisht në dy objektet e qendrës sociale në Gjakovë janë të strehuar 62 familje. Sipas zyrtarëve komunalë, përparësi për strehim do të kenë ato familje të cilat i plotësojnë kushtet nga programet e veçanta të përcaktuara me ligj. /rtk
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...