Përfaqësuesi rezident i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, flet për gazetën ‘Zëri’ për skadimin e programit këtë të premte, me ç’rast konfirmon se nuk do të bëhet as disbursimi i 15 milionë eurove.
Përpos kësaj, vendi rrezikon t’i humb edhe 75 milionë euro të tjera nga BE-ja, të ndërlidhura me programet e Fondit. Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe vonesa në krijimin e institucioneve të reja po i kushtojnë shtetit të Kosovës hiç më pak se 90 milionë euro, fonde këto të ndara nga institucionet ndërkombëtare për vendin.
Bëhet fjalë për humbjen e 15 milionë eurove nga programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili skadon me 4 gusht 2017, si dhe 75 milionë euro të tjera nga Bashkimi Evropian, përkatësisht fondet e IPA-së për Kosovën të ndara për reformën e administratës publike, etj., të cilat janë të ndërlidhura me programet e vendit me FMN-në.
Përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka konfirmuar për gazetën ‘Zëri’ se këtë të premte(4 gusht 2017) skadon programi mes FMN-së dhe institucioneve kosovare, me ç’rast nuk do të bëhet as disbursimi përfundimtar prej rreth 15 milionë euro në kuadër të kësaj marrëveshjeje, pasi që, siç thotë ai, shqyrtimi i katërt dhe i fundit i programit nuk mund të përmbyllet në sfondin e zgjedhjeve
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116