Justin Bieber ka anuluar të gjitha datat e mbetura për turin e tij botëror Purpose, duke cituar rrethana të paparashikuara.
Pop ylli ka kërkuar falje nga fansat e tij pas njoftimit, që prekë 14 data në Azi dhe Amerikën Veriore, ku do të zhvilloheshin koncerte përgjatë tre muajve në vazhdim, transmeton portali arbresh.info.
Një deklaratë në faqen e internetit të Bieber-it thotë: “Justin i do tifozët e tij dhe urren t’i zhgënjejë. Ai është mirënjohës dhe nderuar që e ka ndarë atë përvojë me ekipin e tij për më shumë se 150 shfaqje të suksesshme nëpër gjashtë kontinente gjatë këtij raundi.
“Megjithatë, pas shqyrtimit të kujdesshëm ai ka vendosur se nuk do të kryejë asnjë datë të mëtejshme. Biletat do të rimbursohen në pikën e blerjes”.
Shumica e datave të mbetura ishin në SHBA, por këngëtari gjithashtu do të performonte në Japoni, Hong Kong, Filipine, Singapor dhe Indonezi./Arbresh.info
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova