Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe Manchester United ka ndikuar që oferta hotelierike të shtrenjtohet në shifra marramendëse.
Për këtë shkak, tifozët e ekipeve janë ankuar se kjo gjë është e padrejtë. Nga ana tjetër askush nuk i është qasur këtij shqetësimi në mënyrë institucionale. Rritja e çmimeve do të ndikojë që Shkupi të ketë nam të keq në këtë drejtim.
Mirëpo, të motivuar nga ky skandal i ofertave hotelierike në Shkup, është shfaqur një nismë e cila ofron akomodim falas për tifozët që do të ndjekin ndeshjen e Super Kupës në stadiumin Telekom Arena në Shkup.
Për këtë qëllim, është hapur një faqe interneti që ofron shpallje për akomodim falas në Shkup dhe rrethinë. Qytetarë të ndryshëm regjistrojnë shpallje dhe ofrojnë dhoma falas për akomodim./Gazeta Express/

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...