Disa ditë më parë Antonio Cassano, i cili ka firmosur një kontratë me skuadrën e Serisë A, Hellas Veronën, njoftoi se do të tërhiqej nga futbolli.
Po atë ditë, disa orë më vonë, ai doli në konferencë për shtyp duke thënë se kishte ndryshuar mendje pasi tërheqjen e kishte njoftuar në një moment dobësie.
Megjithatë futbollisti i njohur për çmenduritë e tij, ka fituar gjithë vëmendjen e opinionit sportiv pasi ka njoftuar sot (e hënë) sërish tërheqjen nga futbolli dhe ka kërkuar prishjen e kontratës me Veronën.
Sipas Sky Sport, ai nuk do të paraqitet të mërkurën në stërvitjen e skuadrës, transmeton PanoramaSport.
Presidenti i Veronës, Mauricio Seti, e ka komentuar këtë vendim të sulmuesit 35-vjeçar duke thënë:
“Ky djalosh nuk ia del nga koka, ndonëse nga pikëpamja fizike dhe atletike është shumë mirë. Profesionalisht nuk mund ta kritikosh për asgjë, me sa duket nuk arrin të qëndrojë i qetë dhe i kthjellët në një grup dhe do të qëndrojë në shtëpi. Ka një ulje-ngritje, flet e pastaj rri i heshtur. Mëkat, pasi nga pikëpamja profesionale po bënte gjithçka mirë”, ka thënë Cassano
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali
Komandat Remi në Vushtrri: Koha për t’i dhënë fund krizës po...
Vdes babai i Ilir Metës
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj