Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj u ka bërë apel qytetarëve të kenë kujdes maksimal në parandalimin dhe sinjalizimin e zjarreve qe cenojne sigurine kombetare.
Përmes një statusi në faqen e vet në FB, Demiraj paralajmëron masa të rrepta për piromanët, ndërsa shton se të gjitha autoritetet përgjeëse janë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën e rrezikshme të shkaktuar nga temperaturat e larta.
“Te nderuar miq!
Temperaturat e larta që janë shënuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, kanë shtuar dukshëm mundësinë e përhapjes së zjarreve nëpër pyje përfshirë edhe pyjet në Parqet Kombëtare. Ngjarja e pasdites ne kodrat e Ibes ne Tirane ishte shume e rrezikshme per banoret dhe shtepite e tyre. Situata eshte nen kontroll dhe po punohet per fikjen e plote te vatrave te zjarrit.
Ministria e Brendshme, emergjencat civile, sherbimet zjarrfikese, forcat e armatosura, Viva Copter, pushteti lokal, etj po punojne me intensitet.
Me këtë rast apelojmë të gjithë qytetaret të kenë kujdes maksimal në parandalimin dhe sinjalizimin e zjarreve qe cenojne sigurine Kombetare.
Piromanet do te ndiqen rreptesisht dhe denimet do te jene te ashpra, sipas ligjit.
I bej thirrje dhe banoreve qe te kontribojne gjithashtu ne lajmerimin, kontributin dhe vendosjen e zjarreve nen kontroll. DD”, shkruan Demiraj.
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...