Let’s Do It Kosova ka realizuar me sukses aksionin e sotëm për pastrimin e qytetit të Shtimes dhe shtratit të lumit “Shtimjana”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.
Rreth 100 vullnetarë larguan 60 thasë dhe dy kamionë me mbeturina, ndërsa aksioni u organizua në kuadër të aktiviteteve të projektit “Let’s Do It Legal” që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Kamionët me mbeturina janë larguar nga lumi, përkatësisht poshtë urës së lumit në dalje të qytetit.
Në aksion morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, i cili falënderoi Organizatën “Let’s Do It Kosova” për organizimin dhe u zotua se do të vazhdojë përkrahjen e nismave të tilla në të ardhmen.
Po ashtu, premtoi se komuna do të angazhohet edhe më tej në vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e mjedisit të pastër si dhe përmirësimin e shërbimeve për banorët e kësaj komune.
Aksioni u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë e Kulturës, ndërsa me makineri dhe punëtorë në aksion kontribuuan edhe KMR “Pastërtia” dhe Kompania private NTP “Ardhmëria”.
Organizata të shumta lokale iu bashkuan këtij aksioni, në mesin e të cilave: Shoqata e Peshkatarëve “Salmoni”, Kryqi i Kuq dhe Klubi i Hendbollit të femrave “Vjosa”.
Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj tha se lumi “Shtimjana” do të duhet të ishte atraksion për të gjithë dhe të shfrytëzohej për piknik apo aktivitete të tjera, e jo për hedhje të mbeturinave.
“Ju bëj apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm për mjedisit. Por, në anën tjetër kërkoj edhe nga ndërmarrjet që të shtojnë kujdesin për këtë lumë, por edhe për pjesë të tjera të qytetit”, tha Hasanaj.
Let’s Do It Kosova ju njofton se edhe më tej do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal”, ku të martën (më 25 qershor) do të mbahet tryeza e radhës në Ferizaj me akterët përgjegjës për mjedisin.

I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...