Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së Blerim Kuçi, ka hedhur poshtë deklaratat e deritanishme të anëtarëve të partisë së tij dhe partnerëve të koalicionit PAN që ky i fundit tashmë i ka numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë.
Ai në një intervistë në emisionin “imazh’ të RTK-së ka thënë se janë në proces të sigurimit të numrave për formimin e Qeverisë Haradinaj.
“Jemi në proces të sigurimit të numrave për formimin e Qeverisë”, u shpreh Kuçi.
AI ka shtuar se pret që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës të votojnë për Haradinajn, derisa ka shprehur bindjen se ‘disa prej miqve të Ramush Haradinajt nga subjektet e tjera politike’ ta votojnë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn.
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...