Serbia ka nisur me të madhe lobimin në mesin e shteteve anëtare që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Siç shkruan gazeta “Blic”, Serbia ka formuar grupin punues, i cili përbëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën.
Burime të kësaj gazete serbe thotë se është në pikëpyetje të madhe që lidhur me këtë çështje të mos diskutohet në shtator.
“Vendimi për rendin e ditës merret pak para asamblesë së përgjithshme”, ka thënë burimi i gazetës.
Tema e asamblesë së përgjithshme vendoset nga organi ekzekutiv i Interpolit, i cili përbëhet nga një numër më i vogël i vendeve anëtare.
Burimi i “Blic”, i afërt me grupin punues, thotë se edhe nëse kjo temë do të jetë në rendin e ditës në Pekin, nuk do të thotë se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit.
Gazeta shkruan se për anëtarësim në Interpol nevojiten dy të tretat e votave dhe se Serbia ka besim të madh në lobimin e Kinës dhe Rusisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Ndryshe, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol pritet të jetë në rendin e ditës në seancën e asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahet në muajin shtator, në Pekin.
Në Interpol janë të anëtarësuara 186 shtete.
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej