Rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së shtunë dy shtëpi të familjes Salihi në fshatin Maxharë në Preshevë janë bastisur, me ç’rast është gjetur armatim.
Shtëpitë e bastisura të Naser Salihit dhe vëllait të tij Sefajdinit kishin shërbyer si shtab i UÇPMB-së, ka bërë të ditur vëllai i tyre.
Sipas Xhelajdin Salihit, policia dhe xhandarmëria gjatë bastisjes kanë ushtruar dhunë ndaj të lartpërmendurve.
Dy vëllezërit nga Presheva janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim në burgun e Vranjes.
Ndërsa armatimi i gjetur gjatë kësaj bastisje, sipas Xhelajdinit, ka qenë i mbetur nga koha kur këto shtëpi kishin shërbyer si shtab.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...