Blac Chyna nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me Rob Kardashian, me të cilin ishte fejuar në vitin 2016 dhe ka vajzën Dream.
Në një intervistë për “Good Morning America” Chyna ka thënë që ia ka kthyer të gjitha dhuratat Rob-it, të cilat i kishte pranuar gjatë një viti sa kishte zgjatur lidhja e tyre.
E në mesin e gjërave qe Chyna ka kthyer është edhe unaza e fejesës e cila ka një diamant shtatë karat dhe kushton rreth 325 mijë dollarë.
Përveç unazës Chyna ka kthyer edhe dy veturat, Ferrarin që kushton 400,000 dollarë e Lamborghini që kushton 200,000 dollarë.
“Në momentin kur Rob filloi të publikoj postime për mua nëpër rrjetet sociale, u kam thënë dy asistenteve të mia t’i dërgojnë veturat bashkë me dhuratat tek shtëpia e nënës së tij, Kris” ka thënë Chyna.


Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...