Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për t’u mundësuar bashkatdhetarëve ta kalojnë një verë sa më të mirë në atdhe, si dhe të mos kenë probleme në marrjen e shërbimeve.
Murati ka thënë për “Epoka e re” se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe autoritetet e tjera, për ta lehtësuar qarkullimin e bashkatdhetarëve nëpër pikat kufitare.
Megjithatë, Murati ka treguar se edhe në këtë vit, pika në Merdare do të jetë problematike, për shkak të punimeve të terminalit të ri.
Ai ka theksuar se në vonesat e tepërta ndikon herë pas here edhe neglizhenca e qëllimshme e palës serbe.
Murati ka folur edhe për përfshirjen e diasporës në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes vendeve të rezervuara, duke ndryshuar Kushtetutën.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër