Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka dhënë detaje të dakoridimit në takimin joformal me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan arbresh.info.
Në deklaratën e saj për shtyp, thuhet se palët janë dakoruar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim dhe pajtim.
Më poshtë ju sjellim deklaratën e plotë të Mogherinit:
Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë / Nënkryetare e Komisionit Evropian, priti në mëngjes në Bruksel një takim joformal presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ata ranë dakord të punojnë për fillimin e një faze të re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimit, dhe vendosën që ekipet përkatëse të fillojnë të punojnë për përgatitje. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog pa vonesë.
Përfaqësuesja e Lartë konfirmoi angazhimin e BE-së për perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor.
/arbresh.info/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman