Një ndër zhytësit më të mirë që ka Kosova, Ismajl Kasumi, nuk është pjesë e ekipeve të kërkimit për të gjetur kampionin e hedhjes, Sali Gërqina, në lumin Drini i Bardhë, i zhdukur pas kërcimit nga Ura e Fshejtë dy ditë më parë.
Kasumi, i ka thënë arbresh.info se nuk i është kërkuar që të jetë pjesë e kërkimit.
“Kur të më kërkohet do të angazhohem edhe unë pa ndonjë problem,” ka shprehur gatishmërinë zhytësi 68 vjeçar.
Kasumi, në jetë ka shumë të arritura, mirëpo pasioni për zhytjen, sportin i cili i bën bashkë hidhërimin dhe gëzimin, për të mbetet i pakrahasueshëm.
Këtë e ka deklaruar vetë nëpër intervista të ndryshme ku ka treguar se frymën në qetësi mund ta mbajë deri në 3 minuta./arbresh.info/
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit
Parashikimi i motit për sot
Sot protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së...