Dasma më e madhe e vitit nga bota e futbollit do të ndodh të premten, pasi ylli i Barcelonës Lionel Messi martohet me të dashurën e tij Antonella Roccuzzo në vendin e tij në Rosario të Argjentinës.
Dasma e Messit me nënë e dy fëmijëve, Thiago dhe Mateo, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës pasi çifti mësohet se e kanë njohur njëri-tjetrin që nga mosha pesë vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Një numër i madh yjesh botëror të marrin pjesën, por janë edhe disa mungesa të dukshme.
Ndryshe nga dasma e Diego Maradonas me Claudio Villafanen në vitin 1989 në Luna Park me një listë të ftuarve që prekte numrin mbi 1200 persona, përfshirë ish kryeministrinë e Italisë Silvio Berlusconi, në dasmën e Leo Messit dhe Antonellas do të jenë vetëm 260 mysafirë.
Diego Maradona nuk është pjesë e të ftuarve pasi çifti ka vendosur që në dasmën e tyre të janë të pranishëm vetëm shokët e ngushtë dhe familja. Luis Enrique dhe trajnerët e sezoneve të tjera te Barcelona nuk kanë marrë gjithashtu ftesë nga ylli i klubit.
Por kur bëhet fjalë për Real Madridin, i vetmi lojtarë që mësohet se është ftuar është ylli i PSG-së, Angel Di Maria. Sigurisht, Messi dhe Di Maria kanë luajtur së bashku që disa vite me skuadrën kombëtare të Argjentinës.
Sa i përket Cristiano Ronaldos, sulmuesi nuk do të jetë pjesë e këtij eventi, megjithatë ai do të shpenzoj kohë së bashku me dy fëmijët e tij të sapolindur./arbresh.info

Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur